Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur për kërkesën e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti.
Kryeministri e quajti diletantizëm kërkesën e Haxhiut.
“Nuk është e rastësishme që ka ardhur nga një deputet i opozitës, i cili në një prononcim medial duke komentuar deklaratën brengosëse të përfaqësuesve të FMN-së ka thënë se po të donte FMN-ja do të nja jepte mjete ti shpërndanim për qytetarët e nuk do ti preknim mjetet e fondit, ka mjete të mjaftueshme FMN-ja. Ja kush po merret me financa e makroekonomi te ne, është diletantizëm i jashtëzakonshëm, por pasojat e të cilit nuk kemi pse i bartim ne të tjerët përveçse vetë ai person”, ka thënë Kurti.
E ndaj kësaj deklarate ka reaguar vetë deputeti Bekim Haxhiu. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se deklarata e kryeministrit është përpjekje djallëzore e tij për ta acaruar debatin për Trustin.
“Kryeministër, unë deputet i Kuvendit të Kosovës në 5 mandate, nuk fyhem nga fjalët tua, unë dhe qytetarët janë të fyer nga paaftësia e juaj, nga nepotizmi dhe korrupsioni në qeverisjen tuaj. Pse jeni nervoz kryeministër? Unë sipas Kushtetuese dhe Rregullores së Kuvendit kam dorëzuar projektligjin për Trustin, i cili e ka mbështetjen te krejt opozitës dhe deputetëve tjerë nga mazhoranca, gjë që do të duhej të ju gëzonte e jo të ju nervozonte. Nuk është e nevojshme ta ashpërsoni gjuhën për t’u ndezur debati për të kundërshtuar kërkesën e qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu.
Deputeti i PDK-së, tutje i përmend kryeministrit Kurti edhe çështjen e veteranëve të UÇK-së, duke i thënë se “ju jeni “veteran” pa ja ba bam askund. Kush është diletant, ti apo unë?! Albin për mashtrim dhe diletantizëm je kampion”, tha në fund Haxhiu./arbresh.info/
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...