Ish-ministrja Albulena Haxhiu thotë se me veprimet e fundit të qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, të cilën ajo e quan ilegale, po rrezikohet jeta e qytetarëve. Sipas saj, strategjia e kësaj qeverie po rrezikon arritjet e deritanishme në menaxhimin e koronavirusit.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haxhiu thotë se veprimet më të lehta janë ‘largimet e kufizimeve’ por se në rastet e tilla kërkohen vendime të matura.
Shkrimi i plotë i Haxhiut në Facebook:
Rritja e numrit të rasteve pozitive përbën shqetësim serioz dhe në anën tjetër kërkon kujdes maksimal nga të gjithë.
Por “strategjia” e Qeverisë ilegale për tu nxituar dhe për të hapur gjithçka dhe hequr çdo kufizim, përbën rrezik të madh dhe përmbysë secilën arritje të deritashme!
Veprimi më i lehtë është ” hapi të gjitha, largoje çdo kufizim”.
Bëhet fjalë për shëndetin dhe jetën e qytetarëve prandaj duhet kujdes dhe veprime e vendime të matura!
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...
FFK uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës!
Përvjetori i Pavarësisë, Nasim Haradinaj: I mangët pa çlirim...
Kryetari i OVL-UÇK-së: Sot festojmë lirinë, por nuk harrojmë...
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...
Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës