Ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch pas deklaratës që dha sot, ku tha se deputetja Albulena Haxhiu duhet të jep dorëheqje pas aktit që bëri sot në fillim të seancës për Specialen, u takua me këtë të fundit në hollin e Kuvendit.
Haxhiu së bashku me kolegen deputete Puhie Demaku, i kanë sqaruar ambasadorit se pse është bërë një veprim i tillë nga ana e deputetes Haxhiu.
Nga afërsia që pati gazetarja e KP-së me treshen që po shihni në foto, mësohet se Haxhiu i ka thënë ambasadorit Bosch se Kosova është e pavarur që nga viti 2008, dhe i kërkoi ambasadorit që të mos përzihet në punët e deputetëve dhe rrjedhimisht të shtetit të Kosovës.
Ambasadori holandez në hollin e Kuvendit bisedoi për një kohë edhe me zv.kryeministrin, Hashim Thaçi.
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë