Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu , përmes një postimi në Facebook e ka cilësuar gjykimin e drejtë për krimin mizor ndaj vrasjes së Marigona Osmanit, shkruan Arbresh.info.
“Gjykim i drejtë për krimin mizor. Gjykata Themelore në Ferizaj shqiptoi dënimin maksimal ndaj një prej krimeve më mizore të shkaktuara viteve të fundit, dhunës deri në vdekje ndaj Marigona Osmanit nga krimineli Dardan Krivaça dhe bashkëpunëtori në krim, Arbër Sejdiu”, shkruan Haxhiu.
Haxhiu ka thënë se ndërgjegja kolektive mund të jetë më e qetë pas dënimit maksimal të shqiptuar sot nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e Marigona Osmanit. Dhe ku uron që drejtësia ndaj rasteve të dhunës e vrasjeve të grave të jetë në nivelin më të lartë profesional.
“Ndërgjegja kolektive mbase mund të jetë më e qetë kur drejtësia në emër të popullit, vihet siç duhet. Uroj që drejtësia ndaj rasteve të dhunës e vrasjeve të grave të jetë në nivelin më të lartë profesional, duke shqiptuar dënimet më meritore, të pa ndikuara dhe të pa ngarkuara nga mendime provinciale e patriarkale siç kemi parë në të kaluarën”, përfundoi Haxhiu./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...