Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi që truproja i presidentit, Hashim Thaçi, ka goditur një aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje.
Haxhiu ka thënë se ende pa kaluar ora që është votuar Qeveria Hoti, kanë filluar me dhunë.
“Ende pa kaluar ora, filluan me dhunë dhe tendencë për të kidnapuar aktivistin i cili e quante hajn Thaçin. Kur sot tentojnë ta ndalin lirinë e shprehjes, nesër kush e di se çfarë bëjnë”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.
Më tej, ajo ka thënë se “Regjimi i riinstaluar i udhëhequr nga Thaçi, përmes dhunës ndaj qytetarëve po shpërfaq frikën e tij”.
“Por s’ka asnjë dyshim sepse ky regjim nuk do pranohet nga qytetarët”.
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro