Në një postim në Facebook, Haxhiu ka theksuar se Engel për më shumë se tri dekada në Kongresin amerikan ka qëndruar në anën e drejtë të histories.
“Nga thirrjet për ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 kundër regjimit të Sllobodan Millosheviq, te mbështetja për pavarësinë në vitin 2008 dhe konsolidimin e shtetit tonë, Engel ishte një aleat i vendosur i Kosovës në çdo etapë”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka shprehur ngushëllime në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës për familjen Engel dhe për popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten pjesë e përhershme e historisë së Kosovës.