Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ishte në vizitë tek Agjencia Kundër Korrupsion, ku u takua me drejtorin e kësaj agjencie, Yll Buleshkaj.
Në takim u diskutua për miratimin e ligjeve të pakos kundër korrupsion por në veçanti për risit e Ligjit për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, me të cilin ligj ndryshon emërtimi dhe disa funksione të Agjencisë aktuale.
Ministrja Haxhiu shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e Qeverisë së Kosovës dhe të Ministrisë së Drejtësisë për mbështetjen dhe fuqizimin e Agjencisë për kryerjen e detyrave të parapara me ligjin e ri.
Në anën tjetër, drejtori Buleshkaj njoftoi Ministren me të arriturat dhe sfidat që Agjencia aktualisht është duke u përballur, si nevoja për riorganizim të stafit, nevoja për rritjen e numrit të stafit dhe nevoja për ngritje të buxhetit të Agjencisë për funksionim më efikas.
Në takim po ashtu u diskutua çështja e mbrojtjes së sinjalizuesve sidomos nevoja për informim më të mirë të publikut, për mënyrën e raportimit por edhe për rastet që mund të sinjalizohen. Gjithashtu u pajtuan për bashkërendim të punëve në nxjerrjen e udhëzuesve që dalin nga rregullorja për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe trajnimin e zyrtarëve për pranimin e sinjalizimit nëpër institucione. /arbresh.info/
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...