Haxhiu do të shkojë në Hagë në fund të muajit: Do të takoj këdo që pranon

15:03 | 23 Mars 2022
A Z

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se do të udhëtojë në fund të këtij muaji drejt Hagës për të takuar ish-krerët e UÇK-së.

Haxhiu tha se, ne do të shkojmë atje dhe do të vizitojmë të gjithë ata që pranojnë të na takojnë.

“Në fund të këtij muaji unë bashkë me Komisionin për Legjislacion, në fakt kryetarin dhe një anëtar të këtij komisioni, si dhe bashkë me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, kemi planifikuar që ta kemi një vizitë në Hagë. Mbetet në vullnetin e tyre nëse duan ta presin apo jo ministrinë e Drejtësisë. Ne do të shkojmë atje dhe do të vizitojmë të gjithë ata që pranojnë të na takojnë. Formulari që plotësohet është vizita realizohet nga miqtë/ kolegët, familjarët dhe të tjerët. Ne e kemi rrumbullakësuar këtë të tretën dhe në faqen e dytë shkruan ministria e Drejtësisë, pra vizita bëhet zyrtare në cilësinë e ministres së Drejtësisë. Nuk kemi shkuar asnjëherë në baza individuale, kolegiale, miqësore apo partiake, vetëm institucionale”, tha Haxhiu në një konferencë për media./arbresh.info/