Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në një prononcim për media, duke folur për çështjen e zgjedhjes së Presidentit-es, tha se është shumë e rëndësishme që të pritet njoftimi ose aktgjykimi i Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Ajo tha se tani ka një njoftim nga Gjykata, e më pas edhe një aktgjykim, prandaj është thelbësore që procesi të respektohet dhe të pritet rezultati.
Ajo ka kujtuar se afati i caktuar nga Gjykata me masën e përkohshme është 31 marsi dhe shprehu dëshirën që sa më parë të ketë një vendim në raport me dekretin e Presidentes Osmani. “Kur ky vendim të dalë, është shumë e rëndësishme ta shohim dhe ta kuptojmë atë, dhe pastaj të veprojmë në përputhje me përgjegjësitë tona”, tha Haxhiu në një prononcim për media, pas konferencës Java e Gruas.
Kryetarja Haxhiu theksoi se do të bëjë gjithçka që është në dorën e saj dhe në përgjegjësitë e Kuvendit, për të siguruar që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ajo shtoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme të gjendet një rrugë e përbashkët, të arrihet një kompromis dhe të ketë konsensus lidhur me zgjedhjen e presidentit.
“Nga ajo që kam parë, edhe qendërimet e Vetëvendosjes, edhe të palëve të tjera gjatë kësaj kohe me ftesat që kryeministri Kurti i ka bërë kryetarëve të partive opozitare, janë shprehje e interesit dhe e vullnetit. Është shumë e rëndësishme që ky vullnet të ekzistojë nga të gjitha palët. Kemi shumë punë për të bërë, nuk është koha për lojëra politike apo inate mes nesh. Është thelbësore të kemi një rrugë të qartë përpara”, tha kryetarja Haxhiu.
“Bileta ka për miqtë, për klientët, për turistët” – TKZ-ja n...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon seancën e fundit stërvitore pa...
Falsifikuan certifikatat për përdorim të armëve, ngrihet akt...
IKSHPK: Rriten sëmundjet jo-ngjitëse në Kosovë, kryeson hipe...
Ish-përfaqësuesi i Sllovakisë: Në rast se Skriniar mungon, m...
Azemi (LDK): Njehsorët elektrikë masin kohën gabim – qytetar...