Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj futbollistit të ri Belgin Jashari, i cili u sulmua gjatë një ndeshjeje në Fushë Kosovë.
Ajo e ka cilësuar ngjarjen si një akt të papranueshëm dhe një shkelje të rëndë të të drejtave të fëmijës.
‘Dënoj ashpër aktin e dhunës ndaj futbollistit të ri Belgin Jashari, i cili u sulmua fizikisht gjatë një ndeshje në Fushë Kosovë. Ky veprim i papranueshëm përbën shkelje të rëndë të të drejtave të fëmijës dhe rrezikon mirëqenien emocionale të të gjithë fëmijëve të pranishëm. Dhuna, sidomos me motive racore, nuk ka vend në asnjë hapësirë që u dedikohet fëmijëve e aq më pak në një fushë sportive e cila duhet të jetë vend i lojës, zhvillimit dhe përfshirjes”, tha ajo./Arbresh.info
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...