Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka komentuar krizën aktuale politike dhe ngecjen në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pas dështimit për herë të 31-të të këtij procesi.
Në një deklaratë për media, Haxhiu theksoi se përgjegjësia për zhbllokimin e situatës nuk i takon vetëm Vetëvendosjes, por të gjithë deputetëve.
E pyetur për propozimin e LDK-së për një Qeveri Uniteti, Haxhiu tha se fillimisht duhet arritur marrëveshje për konstituimin e Kuvendit.
Nuk e kam lexuar këtë plan, nuk mund t’i komentoj pikat. E rëndësishme është që është absurde të mblidhesh të votosh për 15 pikat kur ne s’po merremi vesh për konstituimin e Kuvendit. Së pari duhet unitet për konstituimin e Kuvendit dhe pastaj të flasim për pikat tjera”, tha Haxhiu.
Haxhiu gjithashtu rikujtoi se Vetëvendosje ka qenë e gatshme për bashkëpunim me LDK-në, por kjo e fundit ka refuzuar ofertën. Ajo kritikoi qëndrimin e LDK-së, duke e akuzuar se po insiston në përfshirjen e PDK-së në koalicion.
Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...
Durmishi: Gjykata Speciale është e padrejtë dhe nuk do të du...
Pas shkarkimit të Lecit, Liria emëron Ismet Munishin në krye...
Aksident mes tri veturave në Klinë, lëndohen katër persona
Vdiqën tragjikisht në Itali, mblidhen mbi 75 mijë euro për k...