Kah ora 5:00 e mëngjesit, kanë arritur në Kosovë haxhinjtë e parë që rreth një muaj më parë kishin shkuar në Mekë. Në Aeroportin e Prishtinës u priten nga familjarët e tyre.
Ata që tashmë kanë epitetin e haxhiut, u ballafaquan me probleme të shumta qysh në nisje, meqë disa prej tyre u detyruan të presin mbi 15 orë në Aeroportin e Prishtinës. Por, megjithatë ndihen të lumtur që kryen këtë obligim që për ta është i shenjtë.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, tha se përveç disa sfidave gjatë rrugëtimit dhe qëndrimit në Arabi, nuk kanë pasur probleme të mëdha. Megjithatë, përmendi edhe vdekjen e dy haxhinjëve – një gruaje nga Kaçaniku dhe një burrë nga Prishtina – që humbën jetën gjatë këtij pelegrinazhi. /Gazeta Tribuna/
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...
Ministrja e jashtme britanike: Libani duhet të përfshihet në...
“Një penallti e mohuar dhe një i kuq i munguar” ...
Irani publikon udhëzimet e navigimit për Ngushticën e Hormuz...