Në seancën e sotme ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve të tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt, ka dëshmuar ish-drejtori i Klinikës së Forenzikës, Shpend Haxhibeqiri.
Ai deklaroi se gjatë ekzaminimit psikiatrik të Murselit, nuk është konstatuar asnjë çrregullim mendor, të përkohshëm apo të përhershëm, raporton gazetarja e Klan Kosovës, Sala Gashi.
“Nuk është konstatuar asnjë çrregullim mental apo ndonjë sëmundje mentale me karakteristika të përkohshme apo të përhershme. Nga fëmijëria e deri tani nuk janë shfaqur elemente të ndonjë çrregullimi mendor”, u shpreh Haxhibeqiri.
Ai theksoi se vlerësimi është bërë jo vetëm në bazë të dokumentacionit të lëndës, por edhe përmes bashkëbisedimit dhe vëzhgimit të sjelljes së të akuzuarit gjatë ekzaminimit.
“Ekzaminimi psikiatrik nuk kryhet vetëm me shkresa, por edhe përmes bashkëbisedimit, analizës së sjelljes, mënyrës së të folurit dhe të shprehurit. E kemi shpjeguar se raporti është bazuar në sjelljen e tij dhe dinamikën para, gjatë dhe pas veprës për të cilën akuzohet”, tha Haxhibeqiri para trupit gjykues.
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...
Zyrtare/ Valon Berisha transferohet tek Zurich
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada