Deputeti Haxhi Avdyli ka thënë disa fjalë për koalicionet e fundit që janë bërë në mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe asaj të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai i ka quajtur sahanlëpirës dhe mashtrues. Kurse pati edhe një mesazh për fund.
“E më 14 nëntor do penzionojmë edhe menagjerët e dështuar edhe argatët e dështuar të tij në LDK e shumë parti që i bashkon keqpërdorimi e grryerja e këtij shteti”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Sahanlëpirës e mashtrues i pakurriz je kur tërë karrierën politike (edhe pse me veq dështime) e ngrit kinse duke kundêrshtuar Thaqin e kinse duke luftuar Pronto mafien e në fund duke mbaruar si lobues e përkrahës i PDK-së. Sa poshtë ju ka ra katundi disa Lugovistave që për vlera Rugoviane e zbardhje të rasteve të vrasjeve politike thirren para fushatave e pastaj në fund lëpinë sahanin e PDK-së për ndonjë asht. Si duket luften kundër zhvatjeve e shtetit të kapur e proklamonin meqë spaskan mund të zhvasin bashkë me PDK-në. Tash pasi që ne zhvatje e kanë ftesën për tu bërë bashkë, edhe ata dikur zhvatësit e keqpërdoruesit iu kanë bërë burra të mirë. Shkoni hani e lëpini bashkë por mos moralizoni neper facebuka për parime. E me 14 nentor do penzionojmë edhe menagjerët e dështuar edhe argatët e dështuar të tij në LDK e shumë parti që i bashkon keqpërdorimi e grryerja e këtij shteti.
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin
Regjistrohet tërmet në Maqedoni, epiqendra ishte në Greqi
Kosova nesër mëson rivalët e kualifikimeve për EURO 2028