Haxhi Avdi Jusufi, një besimtar nga Kosova që po kryente haxhin në Mekë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se haxhi Jusufi është varrosur sot në namazin e drekës në varrezat e Mekës, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!”
Njoftojmë besimtarët dhe opinionin e gjerë se sot, më 1 qershor 2025, në mëngjes, në Meke, ka ndërruar jetë haxhi Avdi Jusufi nga Vushtrria, i cili këtë vit ishte në mesin e besimtarëve që udhëtuan drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin.
Me këtë rast, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, shpreh ngushëllime për familjen e haxhiut, duke lutur të Madhin Zot që t’ia falë mëkatet dhe ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus!
Namazi i xhenazes është falur sot në Qabenë e bekuar me namaz të drekës, ndërsa varrimi i tij u bë në varrezat e Mekës, nën përcjellje edhe të udhëheqësve të haxhit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.
Zoti e mëshiroftë dhe e gradoftë me Xhenet, ndërsa familjes së rahmetliut i dhëntë sabër dhe gajret!/Arbresh.info
LEXO EDHE:
Asllani u kthehet golave, i teti në Bundesligën gjermane
Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarë...
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e ...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Jakup Krasniqit në prag t...
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...