Rreth 150 mjekë dhe infermierë të Klinikës Infektive në Prishtinë do të marrin nesër (e martë) vaksinën kundër Coronavirusit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Infermierëve dhe Mamive, Fitim Havolli, i cili ka thënë se kontingjenti i parë i vaksinave do të shpërndahet shumë shpejt në tërë Kosovën.
“Diku 150 mjekë dhe infermierë do të vaksinohen nesër. Do të fillohet nga Klinika Infektive, ndërsa kontingjenti i parë i vaksinave do të shpërndahet në të gjithë sistemin shëndetësorë”, ka deklaruar ai në T7.
Ai ka shtuar se atëherë kur të vaksinohen së paku 70 për qind e popullsisë, do të ketë një kontroll të sistemit shëndetësor.
Kujtojmë se, 24 mijë doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, të cilat Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanë arritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të dielën e 28 marsit.
Kështu Kosova u bë shteti i fundit në Evropë që siguroi disa vaksina.
I pari që e ka marrë këtë vaksinë është kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, i cili gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar se 60 për qind e popullatës do të vaksinohet.
Bllokohet qarkullimi në aksin Qafë Thore-Theth, shkak ortekë...
Kaja Kallas i përgjigjet ShBA-së: Evropa ka një standard jet...
Haxhiu pret përfaqësuesit e komunitetit Ashkali: Diversiteti...
Erërat e forta lënë pa rrymë qendrën e skijimit në Brezovicë
Hoxhaj takon Stoltenberg në Mynih: Bashkëpunimi vazhdon që n...
Tym në objektin e AKP-së në Prishtinë, intervenojnë zjarrfik...