Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka në një intervistë të dhënë për arbresh.info ka deklaruar se deri në përfundim të mandatit të tij për kryetar komune ka edhe 1 vit e gjysmë dhe synon përmbushjen e 90 për qind të premtimeve.
Duke folur për jetën e tij politike Haskuka, thotë se mund të kandidojë përsëri për kryetar të kësaj komune.
“Unë kam edhe 1 vjet e gjysmë deri në përfundim të mandatit. Deri më tani më shumë se 40% të premtimeve i kemi bërë, jemi duke punuar edhe për 50% tjera. Qëllimi im është t’i arrijë së paku 90% të premtimeve. Kur kam hyrë në politikë kam menduar se mund t’i ndryshojë gjërat shumë shpejtë, por nuk po bejke menjëherë. Nëse ma beson partia edhe një herë kandidaturën për kryetar komune, unë jam i gatshëm”, u shpreh Haskuka/Alban Begolli/arbresh.info/
Përfshihet nga zjarri një banesë në Elbasan
Përfundon seanca e thirrur për të diskutuar rreth presidenti...
Konjufca për opozitën dhe zgjedhjet: Populli thotë çka lyp e...
Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku zyrtarisht tërh...
Konjufca me akuza, thotë se përmes presidentit po tentohet t...
Çitaku, VV-së: Zgjedhja e presidentit s’është hajgare, por o...