Presidenti Hashim Thaçi ka uruar popullin amerikan për ditën e kombit të tyre.
Përmes një shkrimi në Facebook, Thaçi ka thënë se veçantia e festës së këtij viti në Kosovë është përurimi i objektit të ri të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.
“Sot është ditëlindja e 243-të e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Çdo 4 Korrik, Kosova dhe shqiptarët emocionalisht janë bashkë me Amerikën, vend dhe popull ky që kontribuoi shumë që ne të jemi të lirë dhe të pavarur. Ky përvjetor është ndër më të veçantit për Republikën e Kosovës, meqë përurojmë objektin e ri të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, e cila është përjetësim i angazhimit amerikan në vendin tonë. Edhe pas shumë shekujsh, SHBA-ja mbetet udhërrëfyes i paqes dhe demokracisë në botë!”, ka shkruar Thaçi.
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...
Çfarë duhet të hamë në pranverë për energji dhe shëndet?