Presidenti i sapo zgjedhur, Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i Ministrisë se Punëve të Jashtme, por edhe pozita e zëvendëskryeministrit. Në të njëjtën kohë ai nuk është më as kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Burime të Tribuna Channel bëjnë me dije se për postin e ministrit të MPJ-së dhe zëvendëskryeministrit, Thaçi dorëheqjet i ka deponuar edhe në Qeveri.
Ndërsa, për dorëheqjen nga kryetari i Partisë, dorëheqjen e ka deponuar edhe në Këshillin Qendror të Zgjedhjeve.
Ndryshe, Thaçi është zgjedhur president të premten më 26 shkurt, ndërsa drejtimin e presidencës do ta bëjë qe nga 7 prilli kur edhe i përfundon mandati i presidentes aktuale, Atifete Jahjaga.
Edoni dhe Kenani përballë njëri-tjetrit, Juventus iu dëshiro...
“Gjithë kombi po brohoret për ju”, Ambasadorja Ziv mbështet ...
Ish-krerët e UÇK-së pritet ta përcjellin Kosovën nga Haga
Ekzekutohet paga e 13-të për sektorin publik
Shtohen masat e sigurisë për ndeshjen Kosovë-Turqi, bllokohe...
“Jemi me ju”, Osmani i jep forcë Dardanëve për ndeshjen e ma...