Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani njëherësh kryetar i degës së NISMA Socialdemokrate në Gjilan, është duke vazhduar krijimin e nëndegëve të kësaj partie nëpër të gjitha lagjet dhe fshatrat e qytetit të Gjilanit. Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka treguar se sonte ka themeluar edhe nëndegën e NISMA’së në Qendrën e Gjilanit. Kryetar i kësaj nëndege sipas Hasanit është zgjedhur, Uran Mujku.
“Procesin e konsultimeve dhe analizës me strukturat dhe anëtarësinë e NISMA Socialdemokrate në Gjilan jemi duke e vazhduar ende. Veç kësaj po vazhdojmë procesin e shtrirjes kudo nëpër Gjilan me krijimin e nëndegëve të reja dhe pranimin e anëtarëve të ri në radhët tona. Në këtë kuadër sonte në Gjilan, themeluam nëndegën e Qendrës së qytetit. Kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur Uran Mujku.”, ka thënë Hasani.
Sipas tij, gjithnjë e më shumë po rritet vullneti dhe besimi i qytetarëve në NISMA’në Socialdemokrate. “Gjithnjë e më shumë qytetarët po i bashkohen programit dhe kauzave tona.”, është shprehur Hasani.

Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...