Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka shkruar pas takimeve me opozitën në Kosovë.
Me anë të një postimi në Facebook, Hasani tha se opozita është e udhëhequr nga vizioni i përbashkët politik dhe strategjik për mbrojtjen dhe afirmimin e interesave të shqiptarëve kudo në rajon, shkruan Arbresh.info.
“Takime miqësore e të frytshme me drejtues e përfaqësues të partive politike në Kosovë, Vlora Çitaku PDK, Lumir Abdixhiku LDK, Ramush Haradinaj AAK dhe Fatmir Limaj Nisma, të cilët kanë kontribuar në shtetformimin e Kosovës së lirë dhe të pavarur.”, ka shkruar Hasani.
“Të udhëhequr nga vizioni i përbashkët politik dhe strategjik për mbrojtjen dhe afirmimin e interesave të shqiptarëve kudo në rajon, së bashku do të vazhdojmë angazhimin tonë në promovimin e rolit të shqiptarëve, si kontribues në forcimin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit rajonal.”, shtoi ai./Arbresh.info/
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...