Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se dialogu i Kosovës me Serbinë është detyrim ndërkombëtar.
Ai ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti i cili kishte thënë se dialogu nuk është ndër prioritetet e para të tij.
“Nuk mund t’i ikësh dialogut, është obligim ndërkombëtar. Ballëhapur ballafaqohu me Serbinë. Del dyz, të ha dreqi”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se marrëveshja që BE e quan normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, duhet të përfundohet pasi kështu po vuan edhe vendi.
“Kosova vuan nga kjo. Investim e huaja nuk ndodhin në një vend me këso procese të paqarta. Kriminelët mund të ikin nga vendi dhe për një letër thirrje duhet 100 punë. Vucici dhe Serbia do mundohen të pengojnë dialogun pasi Bideni është një pro-shqiptar i njohur. Kemi një mundësi të mirë”, shtoi ai në T7.
Ai tutje tha se Rusia nuk mund të ndikojë në Kosovë por që ndikimi i saj në Ballkan përmes Serbisë është i madh.
Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku zyrtarisht tërh...
Konjufca me akuza, thotë se përmes presidentit po tentohet t...
Çitaku, VV-së: Zgjedhja e presidentit s’është hajgare, por o...
47 sportistë të rinj përfitojnë bursën “Shpresa Olimpike 202...
Kurti: Kompromisi në një demokraci duhet të jetë demokratik,...
Kurti: Dështimi për zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin ...