Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka bërë shqyrtimin e Propozim-vendimit për zbatimin e vendimeve për masat mbrojtëse nga Dogana e Kosovës.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani tha me këtë rast se Dogana e Kosovës nuk po e zbaton vendimin për qumështin që gati tre muaj, raporton arbresh.info.
“Vendimet tjera prej që unë jam në krye të MTI-së po zbatohen. Ka ngel ai i qumështit”, tha Hasani.
Për këtë Hasani kërkoi të miratohet vendimi për qumështin dhe perimet.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me qëllim të vazhdimit të mbrojtjes së prodhimit vendor, ka vënë si prioritet që t’i mbështes prodhimet vendore mirëpo Dogana e Kosovës nuk është duke e zbatuar këtë vendim.
Kujtojmë se Doganën e Kosovës e udhëheq Bahri Berisha i cili në këtë pozitë ishte emëruar në fillim të vitit të kaluar nga kryeministri i atëhershëm, Isa Mustafa./Arbresh.info
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...