Ish-ministri i Kulturës nga radhët e LDK-së, Astrit Haraqija përmes një postimi ka komentuar deklaratën e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës në lidhje me deputeten, Teuta Rugova.
Mustafa ishte shprehur për deputeten Rugova se “Ajo vendos për kë është sepse ne nuk jemi parti e tillë që varemi prej një vote, prej një deputeti, duhet ta dijë me votat e kujt ka ardhë në Kuvend”. Ndërsa Haraqija ia ka kujtuar të parit të LDK-së se partinë e babait të Teutës, e ka bërë pikë e pesë.
Ky është postimi i plotë i Haraqisë:
Opa, opa shoku Isa paska thënë se Teuta duhet me mledhë mend se votat i paska prej partisë tij. Por ti shoku Isë partinë e babës se Teutës e bone pikë e pesë, por ti kundër SHIK-ut e preve F.Sejdiun dhe erdhe në krye të partisë, po ti ke që ra n’prehen te Hashimit dhe aty përfundove. Ama bash hiq bre ski drejt me fol. Se ti as vet se din ende me cilen parti je, a je LKJ, PREK etj.
A ki pa atë kuizin në portokalli…
KOHA JOTE MBAROI
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...
Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar nj...
Labi do të jetë prezent në varrimin e gjyshit të tij në Raho...
Hakohet faqja e Inspektoratit të Prishtinës, Komuna-qytetarë...
KESCO: Sistemi elektroenergjetik aktualisht po operon në kus...