Haradinajn në Francë e vizitojnë bashkëpunëtoret e tij të AAK-së

21:35 | 17 Janar 2017
M. A.

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po vazhdon të qëndroj në Francë duke pritur verdiktin e gjykatës se Colmarit. Mirëpo, ai gjatë gjithë kohës nuk po lihet i vetëm.

Përveç takimeve me qytetarë të shumtë mërgimtarë, liderin e AAK-së e kanë vizituar edhe eksponent të lartë të kësaj partie.

Në një fotografi, e cila ka ardhur në redaksinë e ‘Indeksonline’, shihet nënkryetari, Gazmend Abrashi, anëtari i Kryesisë, Muharrem Nitaj dhe Gani Dreshaj anëtar i kësaj partie.

Haradinaj edhe pse është liruar me kusht gjatë gjithë kohës po shihet në diskonim të mirë.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, një ditë më parë ish komandanti i UCK-së për rajonin e Dukagjinit paralajmëroi se shumë shpejt do të kthehet në vend.

Në anën tjetër, avokati i tij Arianit Koci ka thënë se shteti serb ende nuk ka bërë kërkesën zyrtare për ekstradim dhe Serbia, sipas tij, qëllimshëm po e zvarrit këtë proces më qëllim qe Haradinaj të qëndroj sa më gjatë në Francë.

Ramush Haradinaj u ndal para 10 ditëve në aeroportin e Baselit nga ana e autoriteteve franceze mbi bazën e një fletëarrësti serb.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme