Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje ka një plan të qartë kohor dhe nuk po nxiton me procesin.
Sipas tij, për VV-në është me rëndësi që kryetarja e Kuvendit të marrë edhe rolin e ushtrueses së detyrës së presidentit.
“LVV e ka një plan në kohë. Për ta është me rëndësi që kryetarja e Kuvendit të jetë edhe ushtruese e detyrës së presidentit, prandaj nuk po nguten. Pastaj mbetet të shihet se si do ta menaxhojnë situatën, por ne varemi nga iniciativa e tyre. Po shihet qartë që kjo është e lidhur me përfundimin e mandatit të presidentes aktuale. Pra, LVV po pret. Çdo gjë pritet të fillojë në momentin kur të kemi një ushtrues detyre të ri të presidentit. Njëherë të marrë detyrën Haxhiu, e pastaj të nisin konsultimet e mëtejshme”, tha Haradinaj para mediave.
Ai theksoi se AAK i ka gjashtë vota, por nuk janë të përcaktuara se si do të veprohet.
“AAK i ka votat, janë gjashtë, por ende nuk janë të përcaktuara se si do të veprohet. Nuk kemi asnjë zhvillim konkret dhe është e qartë që gjithçka lidhet me kohën, pra të shkojë Osmani, me qenë ushtruese e detyrës Haxhiu, dhe pastaj të shohim se çfarë do bëjnë”, shtoi kreu i Aleancës.
LDK kërkon afat shtesë për marrëveshjet ndërkombëtare
Nagavci: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në një rezolutë për...
PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje...
Deputeti i LDK-së kërkon afat shtesë për shqyrtimin e marrëv...
Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...