Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se vota e Kosovës në OKB për Jerusalemin do të ishte në një linjë me SHBA-në.
“Ashtu si ka votuar presidenti Trump, ashtu do të votonte edhe ambasadori i Kosovës në OKB”, deklaroi Haradinaj në pyetjen se si do të votonte ambasadori i Kosovës në OKB, për rastin e Jerusalemit, pasi që Shqipëria votoi kundër.
“Nëse më dëgjon ambasadori i Kosovës, në politikë të jashtme ne e përcjellim Amerikën”, tha Haradinaj për televizionin publik.
Këtë muaj, Presidenti amerikan Donald Trump njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Por, kjo deklaratë u kundërshtua nga shumica e shteteve në OKB, përfshirë edhe Shqipërinë.
Kryeministri Haradinaj tha se “nuk e komentoj vendimin e shtetit shqiptar”, derisa evokoi kujtime nga lufta e fundit kur shteti dhe lobi izraelit kishin ndihmuar çlirimin e Kosovës./RTK/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A