Haradinaj: Vokrri ishte i të gjithëve, kishte shpirtin e bardhë

14:26 | 10 Qershor 2018
M. A.

Në sallën e Kuvendit të Kosovës është duke u mbajtur mbledhje komemorative për vdekjen e legjendës se sportit kosovar Fadil Vokrrit, shkruan arbresh.info.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se falë veprës dhe punës së Fadil Vokrrit, Kosova u pranua në shtëpinë e madhe të sporitt në UEFA.

Haradinaj tha se Vokrri nuk ishte vetëm i sportistëve por ishte i të gjithëve.

Fadil Vokrri ishte i të gjithëve, kishte shpirtin e bardhe. Ishte një sportist shpirt bardhe. Mërzitej për lajme të këqija jo vetëm në sport, e gëzohej për lajme të mira”, tha Haradinaj

Ai i dha përkrahej Kosovës në këtë periudhën e shtete ndërtimit. Falë tij Kosova u rikthye në shtëpi te sporteve u pranua në UEFA dhe na bëri shumë miq për sportin tonë dhe vendin, jemi të gjithë në dhimbje sepse ishte i të gjithëve, lavdi për të dhe për atë çfarë ka bërë”, tha ai./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale