Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se roli i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) ka qenë dhe mbetet i patjetërsueshëm në rrugëtimin për liri dhe krijim të shtetit.
“Në rrugëtimin tonë të vështirë deri në liri e shtetkrijim, roli i Bashkësisë Islame të Kosovës ishte dhe mbeti i patjetërsueshëm, si udhëzues shpirtëror dhe moral. Sot, me rastin e festës së Kurban Bajramit, kam uruar Myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij nga BIK-së, duke u lutur së bashku për vepra të mëdha edhe në të ardhmen, për të mirën dhe prosperitetin e qytetarëve tanë. E gëzofshim bashkë Kurban Bajramin dhe na priftë e mbara”, ka shkruar Haradinaj, pas vizitës që i bëri Bik-ut me rastin e festës së Kurban Bajramit

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...