Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar Spitalin Rajonal të Pejës ku takuar personelin mjeksorë të cilët kanë punuar gjatë kohës pandemisë.
“Punëtorët shëndetësor gjithmonë ishin në vijën e parë të frontit dhe mburojë në shpëtimin e jetës së njerëzve tanë. Për të shprehur respektin tim të lartë për punën vërtetë heroike të personelit mjekësor gjatë pandemisë, por edhe në kohë të luftës dhe të pasluftës, vizitova sot Spitalin Rajonal të Pejës. Të vetëdijshëm se sa jetik është sektori i shëndetësisë, e ndjejmë obligim të përhershëm fuqizimin e institucioneve shëndetësore dhe mirëqenien e mjekëve e infermierëve. Është vërtetë me rendësi që të fillojë që tani zbatimi i Ligjit të Pagave dhe të shtohet kujdesi ndaj politikave kadrovike. Po sot, vizitova Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Pejë, ku u njoftova për masat e suksesshme, që janë marrë për parandalimin dhe menaxhimin e Covid-19.
RH”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu
Bullgaria fiton Eurovision 2026