Kryeministri Ramush Hardinaj e ka vizituar Xhafer Krasniqin, babai i Përparimit dhe axha i Adrian Krasniqit, me të cilin kujtuan Adrianin, Përparimin, Zahirin, Ilirin, Luanin e plot djem trima që ranë për atdhe.
“Sot, pata nderin të jem në vizitë te baca Xhafer, babai i Përparimit dhe axha i Adrian Krasniqit. Me bacen Xhafer, kujtuam ngjarje nga lufta jonë e lavdishme. Kujtuam Adrianin, Përparimin, Zahirin, Ilirin, Luanin e plot djem trima që ranë për atdhe. Shtëpia e familjes Krasniqi, ku ndihna si në shtëpinë time, ishte strehë e shumë të plagosurëve gjatë kohës sonë më të vështirë. Përherë mirënjohës dhe krenar për kontributin e çmuaaar të familjes Krasniqi për lirinë e Kosovës’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...
Haxhiu në takim me Komisioneren e BE-së: Kosova e përkushtua...
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk kemi besim te SHBA-ja, do të...
Kurti: Reagimi i policisë dhe prokurorisë për incidentin në ...
Komisionerja e BE-së: Kosova të gjejë stabilitet institucion...