Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim 120 studentë nga Vjena dhe Venediku nga programi i studimeve “Europian Master in Human Rights and Democratisation”.
Haradinaj ka prezantuar vetën duke treguar punën që bënë si kryeministër.
“Kur e mora punën ishte një kohë kur kishte eksod masiv. Mund të them që sot rritja ekonomike është më e madhja në rajon. Nuk e kemi fituar luftën me korrupsionin ende por kemi pasur proces. Kemi pasur luftë me sundimin e ligjit por kemi bërë diferencë. Kam bashkëpunuar me parti politike të ndryshme. Kosova është multietnike dhe qëllimi ynë është të integrohemi në Evropën euroatlantike. Vështirësitë që i kemi pasur në vitin ’99, NATO e udhëhequr nga ShBA, Britania dhe shtetet tjera kanë bërë që të ndalet tragjedia. Dhe ja ku jemi sot”, ka thënë ai.
Një student ka pyetur kryeministrin për refuzimin e vizës dhe taksën.
“Me këtë ndalim të vizës a ndikon në politikat tuaja që të vazhdoni me rritjen e taksës doganore”, ka pyetur ai.
“Kemi 20 vjet nga lufta, dhe kemi arritur gjysmë marrëveshje në vitin 2013 të arritur me përfaqësues të BE, dhe implementimi i kësaj marrëveshje ka nisur. Deri më tani situata ka evoluar dhe Serbia është më e ashpër ndaj nesh. Ka penguar procese të ndryshme të Kosovës drejt BE-së. Po pengon edhe serbët e Kosovës duke i kërcënuar. Po ashtu Serbia ka vendosur ndaj nesh tarifa jo tatimore ku nuk mund të hyj asnjë mall pa certifikatë, ose pa tabela serbe. Pra asnjë mall i Kosovës nuk mund të hyjë në Serbi. I kemi dhënë vërejtje me 10 për qind, e kemi ftuar BE dhe Washingtonin por askush nuk mund të ndihmoj. Për këtë vendosëm taksën 100 për qind dhe kjo do të qëndroj deri sa të na njohin. Udhëtimi im për ShBA nuk ndryshon me vizë apo pa vizë. As mendimi im për ShBA nuk ndryshon asgjë”, tha ai.
Nga Vendediku përmes një studenti kryeministri u pyet se cili është qëllimi që të zhvillohet ekonomia që të rinjtë të mos ikin.
“Të rinjtë e Kosovës shumë po duan të dalin në Evropë që të studiojnë, punojnë. Ju thoni se ekonomia është e mirë. Cili është qëllimi juaj që të ndaloni këta të rijnë”, ka pyetur ai.
Haradinaj i është përgjigjur duke i thënë se Kosova ka pasur pasoja në ekonomi.
“Ka resurse, por ne nuk ishim të fokusuar në ekonomi. Vitin e kaluar kemi miratuar një arkë fiskale dhe investitorët tanë mund të negociojnë drejtpërdrejt. Javën e ardhshme do të publikojmë investuesit e parë të investimeve. Vendet si Gjermania kanë nevojë për punëtorë dhe ne është vështirë të garojmë me ta por duhet të bëjmë një marrëveshje me ta, pasi që ata kanë aktivitete ekonomike tek ne dhe mund t’i punësojnë të rinjtë kosovarë. Kjo është në vazhdimësi”, ka thënë ai./arbresh.info

Rama intervistë për median izraelite: Antisemitizmi fillon m...
Dronët rusë godasin autobusin në Ukrainë, të paktën 12 vikti...
Dyshimet për manipulim me vota në rajonin e Mitrovicës, inte...
Kapen në flagrancë pesë persona duke tentuar të vjedhin një ...
I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë të Jugut dërgohet në...
Xhudistja kosovare, Flaka Loxha e bronztë në Europian Open 2...