Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka sqaruar mbrëmjen e djeshme ku u tentua të zhbëhet ligji për Gjykatën Speciale.
Ai në televizioni publik tha se ato ngjarje do të ndikojnë në imazhin e Kosovës dhe do të kenë pasojat e veta, transmeton Indeksonline.
Ja një pjesë e fjalimit të tij:
Ka një kohë që ekziston një qëndrim i deputetëve për specialen, ishte një kordinim që të bëhet zhbërja e ligjit pas votimit të buxhetit.
Kërkesa e deputetëve u definua si anulim i ligjit paraprak për Specialen, që spjegon dhe rregullon ekzistimin e gjykatës, por ajo kërkesë nuk arriti të vije në seancë plenare.
Ne si AAK kemi votuar atë kohë kundër gjykatës duke pasur parasysh se Kosova ka kaluar nëpër drejtësinë ndërkombëtare. Rrespektuam inciativën e deputetëve, por ne i obligohemi vendimeve të zgjedhura, por zhbërja nuk ndodhi.
Duhet të lejojmë parlamentin të marr vendime për vendin dhe e respektoj këtë.
është një kërkesë legjitime ka 43 deputetët që e kërkojnë dhe është i respektueshëm, ne i respektojmë këto nisma, të zgjedhurit e marrin vendimin në emrin e popullit.
Ky veprim ka pasojat e veta, nuk është pa pasoja, por edhe gjykata është barrë e rëndë për Kosovën.
Një situatë e tillë e nxjerr Kosovën një monstrum ligjor, ka pasur dikur gjykatë për krejt Jugosllavinë, por tani kjo është vetëm pë Kosovë dhe na nxjerr në pozitë të vështirë.
Do të jetë vështirë të mbahet presioni ndërkombëtarë, me titujt që dalin nëpër media, por një pjesë e spektrit politik në Kosovë nuk po e kupton këtë. Mediat botërore dhe jo vetëm ato miqësore do të shkruajnë dhe kjo nuk do të ndikoj mirë. /Indeksonline
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...