Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, thotë se pajtohet me nevojën për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës e Serbisë. Haradinaj shkruan në Twitter se dialogu duhet të zhvillohet pa kushte dhe shtyrje të mëtutjeshme.
“Pajtohem për domosdoshmërinë e normalizimit në mes Kosovës dhe Serbisë. Qeveria i ka prezantuar QUNIT-it dhe Bashkimit Evropian draft marrëveshjen me Serbinë ku përfshihen tema të papërfunduara për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. E ripërsëris, dialogu pa kushte, pa shtyrje”, ka shkruar Haradinaj.
Kujtojmë se shtetet e QUINT-it kanë kërkuar që Kosova të heqë taksën 100 përqind ndaj produkteve serbe, të ndalet fushata e Serbisë për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe të vazhdojë dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes të të dyja vendeve.
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane
Trump kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, President...
Hamza i përgjigjet Kurtit: Duhet ta konkretizoni iniciativën...
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...