Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Vitin e Ri 2024.
Me anë të një video të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj tha se viti që po lëmë pas nuk ishte një vit i lehtë për Kosovën.
“Po e përmbyllim edhe një vit i cili për shumicën e familjeve të Kosovës nuk ishte i lehtë, për fat të keq edhe për qeverisjen jo të mirë që ka Kosova”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka uruar që në vitin 2024 të shënoj kthesën e madhe të zhvillimit ekonomik dhe jetës së lumtur në Kosovë.
“Po hymë në vitin 2024 dhe jemi në festë, shpresoj shumë e uroj që viti që po vjen krahas të drejtës me lëvizë të lirë ta shënon edhe kthesën e madhe e t’i kthehemi zhvillimit ekonomik, qeverisjes dhe jetës së lumtur në Kosovë. Gëzuar për të gjithë ju!”, ka thënë Haradianj./Arbresh.info
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...