Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Shqipërinë për legjislaturën e re pas zgjedhjeve të 11 majit.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj shkroi se në mandatin e ri të Shqipërisë, pret që të jetë udhërrëfyese e shqiptarëve edhe jashtë kufijve të saj, përcjell Arbresh.info.
“Zemra na rreh një me Shqipërinë e cila ishte pranë nesh në çdo hap të ndërtimit të Kosovës, qysh nga celulat e para të çlirimit e deri sot. Lidhja jonë vëllazërore e gjakut e gjuhës dhe e aspiratave të përbashkëta, është e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj.
“Uroj legjislaturën e re të këtyre zgjedhjeve, nga të gjitha kahjet politike. Duke ju uruar sukses në këtë mandat ne presim që Shqipëria të jetë udhërrëfyese e poashtu të konsolidojë e avancojë interesat shqiptarëve kudo që ndodhen jashtë kufinjve të Shqipërisë”, tha Haradinaj./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...