Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar popullin francez për nder të Ditës së Bastijës, e cila është Festë Kombëtare në Francë.
Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se Republika franceze është sinonim i lindjes së lirisë, barazisë, vëllazërisë, trinomit që është përqafuar gjerësisht në botën demokratike.
Ky është postimi i plotë i Haradinjat:
Republika franceze është sinonim i lindjes së lirisë, barazisë, vëllazërisë, trinomit që është përqafuar gjerësisht në botën demokratike. Shoqëri dhe shtet model që na shërben për t’u bashkuar rreth vlerave të përbashkëta edhe neve në Kosovë.
Në emër të Qeverisë, përmes ambasadorit Didier Chabert, përcolla urimet më të mira për prosperitetin e Francës dhe popullit francez. Festofshi në paqe dhe mirëqenie të vazhdueshme! Bonne fête Nationale.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin