Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në prag të festës së Fitër Bajramit.
Haradinaj, ka thënë se festa e Bajramit e forcon ndjenjën e afërsisë me të tjerët dhe përkushtimin për virtytet e mirënjohjes, mëshirës e bujarisë.
“Të gjithë qytetarëve dhe bashkëkombësve shqiptarë të besimit islam, urime festa e Fitër Bajramit. Tradicionalisht, kjo festë e shenjtë forcon ndjenjën e afërsisë me të tjerët dhe përkushtimin për virtytet e mirënjohjes, mëshirës e bujarisë”, ka shkruar ai.
Haradinaj, gjithashtu ka thënë se përkundër pengesave që i paraqet në këtë vit pandemia “jemi më të bashkuar se kurrë”.
“Uroj që t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, për ta ruajtur frymën e besimit në vlerat më të larta. Qoftë i pranuar agjërimi dhe lutjet tuaja! Me fat festa e Bajramit të Madh”, ka shkruar ai.
Mungon Vini, kjo është 11-shja e Real Madridit ndaj Valencia...
Aksident mes motoçikletës dhe veturës në Gjakovë, lëndohen d...
Man City fiton pas pesë vitesh në ‘Anfield’ dhe vazhdon luft...
Kongresmeni amerikan: Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s
GO+ Peja fiton në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës
Partia qeverisëse e Japonisë drejt një fitoreje të thellë në...