Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Haradinaj ka thënë duhet vazhduar bashkëpunimi drejt forcimit të lidhjes strategjike mes Kosovës dhe SHBA-së.
“Shfrytëzoj rastin të uroj mikun tim të kahmotshëm Joe Biden, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA, si dhe znj. Kamala Haris për arritjen historike si nënpresidentja e parë femër. Të vazhdojmë bashkëpunimin tonë drejt forcimit të lidhjes strategjike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Haradinaj në një shkrim në Facebook.
Zgjedhjen e presidentit të ri të SHBA-së, e kanë përshëndetur edhe udhëheqësit tjerë shtetëror në Kosovë.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...