Kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë për dhjetëvjetorin e Pavarësisë përderisa ka thënë se Kosovën po e presin tema që kërkojnë trajtim të kujdesshëm.
“Vendimet e drejta e të mëdha po kërkojnë implementim. Ne duhet të jemi të kujdesshëm të implementojmë vendimet e marra dhe të gjejmë zgjidhje për të gjitha temat që na presin” deklaroi Haradinaj.
Kryeministri shprehu falënderimin dhe respektin për të gjithë ata që janë flijuar ndër breza që Kosova të arrijë këtu.
Ai ndër të tjera uroi edhe BE-në, KFOR-in dhe organizatat ndërkombëtare për “anëtarin më të ri që po ju vjen”.
Këto komente Haradinaj i bëri gjatë fjalimit në pritjen shtetërore të organizuar nga Presidenca për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...