Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i urdhëron deputetët të konstituojn Kuvendin e Kosovës brenda 30 ditësh.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj u ka bërë thirrje deputetëve që të zbatojnë vendimin e Gjykatës dhe t’i hapin rrugë konstituimit të Kuvendit dhe krijimin e institucioneve të reja, shkruan Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Në një situatë të një bllokade totale të krijimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe konstituimin e Kuvendit, një rast i padëgjuar ky për botën demokratike, kemi kërkuar rrugëdalje në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Nuk e kemi bërë për interesa partiake, por për interes të vendit dhe të zbatimit të vullnetit të shprehur me votë në zgjedhjet parlamentare të shkurtit të vitit 2025.
Këtë kërkesë tonën nuk e kemi shndërruar në çështje e as në kauzë politike.
Prej ditës që e kemi dorëzuar kërkesën tonë në Gjykatë, më 12 maj 2025, nuk kemi bërë asnjë komunikim publik për epilogun eventual të saj, gjithnjë duke mos dashur të interferojmë në vendimin e Gjykatës.
Nuk mund të mos shprehemi të lehtësuar që kërkesa e AAK-së për interpretim dhe zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese është pranuar dhe
Gjykata ka nxjerrë vendim për këtë çështje, duke krijuar një bazë ligjore për të dalë nga ngërçi i krijuar.
Shfrytëzoj rastin që t’u bëj thirrje të gjithë deputetëve, pa dallim përkatësie politike e partiake, që ta zbatojnë këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe t’i hapin rrugë konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të institucioneve që dalin nga zgjedhjet e fundit parlamentare./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Gjykata Kushtetuese urdhëron Kuvendin e Kosovës të përfundojë konstituimin brenda 30 ditësh
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari