Përçarja në distancë mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj po vazhdon çdo ditë me akuza drejtuar njëri-tjetrit.
Sot, në një konferencë për media kryeministri Haradinaj tregoi se kohë më parë, presidenti Hashim Thaçi, ka pritur në një takim dy orës Milan Radojicic i cili tash është në kërkim nga policia, shkruan arbresh.info
Haradinaj ka pranuar publikisht se ka bashkëpunuar me të dyshuarin Radojicic sa ka qenë anëtarë i Listës Serbe.
“Kam punuar me Milan Radojicic si përfaqësues i Listës Serbe. Kam punu edhe me koleg te tjerë te listës serbe pra e respektojmë procesin ligjor”.
Haradinaj duke thumbuar presidenti Thaçi ka thënë se ai nuk mban takime të fshehta.
“Ju siguroj se edhe njëherë kam takuar presidenti Thaçi me Milan Radojicic në zyre të presidentit Thaçi. Pra kemi mbajtur një takim të përbashkët. Është një dallim unë me ata që takohem nuk fsheh kurrë”
“Unë vërtet kamë punuar më të kush ka brejte në punën time le ta thotë. E kam një natyrë të njërit që kur ia jap dorën dikur nuk fshihna. Presidenti Thaçi ka pasur një takim rreth 2 orësh në zyre me Milan Radojicic”, ka thënë Haradinaj./Arbresh.info/
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja
Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të P...
Vranësira, shi e borë – parashikimi i motit për fundjavë