Derisa janë shtuar zërat që thonë se vizat nuk liberalizohen para vitit 2020, kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë një afat rekord për liberalizimin e vizave.
Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili së fundmi u ka reaguar ashpër atyre që thonë se vizat nuk liberalizohen deri në fillim të vitit 2020, thotë se vizat do të hiqen brenda këtyre muajve.
Haradinaj të hënën, pasi takoi shkrimtaren Helena Kadare, tha se deri në fund të këtij viti kosovarët do të mundë të lëvizin pa viza, transmeton Gazeta Express.
Ndryshe, Komisioni Evropian ka dhënë rekomandim pozitiv për liberalizmin e vizave.
Ndërsa, gjatë muajit shtator Parlamenti Evropian ka votuar pro lirisë së lëvizjes së qytetarëve të Kosovës. Në dhjetor të këtij viti pritet që Këshilli i Ministrave të japë vlerësimin mbi liberalizimin e vizave.
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...