Kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj tha se në veri të vendit po kthehet normalitetit pas inskenimit të krizës humanitare atje me mbylljen e dyqaneve ushqimore, raporton Ekonomia Online.
“Sa i përket veriut nuk ka fituar askush është me rëndësi që atje po kthehet normaliteti, në kohën kur atje është gjendja siç është ne po i dëgjojmë edhe do debate të vogla të partive opozitare”, tha Haradinaj.
Që nga sot janë hapur të gjitha dyqanet, pompat e benzinës e barnatoret që ishin të mbyllura për më shumë se 48 orë në komunat veriore të Kosovës.
Këtë vendim e ka marrë shoqata e afaristëve serb të Kosovës.
Pas takimit me kreun e Prishtinës, Shpend Ahmeti, Haradinaj ka komentuar edhe zgjedhjen e institucioneve të Bashkimit Evropian.
Ai po shpreson në bashkëpunim nga strukturat e BE-së.
“Institucionet e BE-së këto janë nominime dhe do pason pastaj zgjedhja është inkurajues që kryetarja e qeverisë e BE-së do jetë një bashkëpunëtore e afërt e Merkelit dhe mendoj që është një inkurajim i madh për Kosovën”.
“Është herët të flasim se ku do përfundoj dialogu a do kthehet atje ku ka qenë. Është herët të flasim nuk ka nevojë me paniku askush”./EO/
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë n...
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici