Seanca e parë konstituive pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryeparlamentares ka përfunduar pa rezultat, pasi kandidatët e propozuar, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla, nuk arritën të sigurojnë shumicën e nevojshme.
Për pasojë, seanca është shtyrë për më 22 gusht.
Në lidhje me zhvillimet e ditës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një interviste në emisionin Debat Plus, ka vlerësuar se qasja e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kishte për qëllim zgjedhjen e një kandidati unifikues.
“Së pari kandidaturat, që u propozua edhe zonja Gërvalla, nuk mendoj që është qëllimi me ardh deri të një kandidat unifikues. Se po të ishte ai qëllim, do të kishim pas edhe kandidatura tjera sot. Më shumë VV-ja e paralajmëroi një strategji të konsumimit të këtij 30 ditshi. Që do të vjen kohë pas kohe me kandidatura që janë përjashtuese. Nëse dëshirojnë të arrijnë të një kandidaturë unifikuese, jemi të hapur dhe nuk ka nevojë për ta ndërpre seancën”, ka thënë Haradinaj.
Seanca e radhës pritet të vendosë nëse do të ketë një kandidat që do të marrë mbështetjen e mjaftueshme për kryesimin e Kuvendit.
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...