Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka mbajtur tubim në Gjakovë.
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, para simpatizantëve në Gjakovë, tha se sot Kosova ka nevojë për siguri.
“Sot kemi nevojë për siguri, siguri të përjetshme, krejt bota është po punon për më arritur sigurinë e madhe të përjetshme, si e mbërrijmë këtë siguri ne?, Me anëtarësim direkt në NATO”, tha Haradinaj.
Ai foli edhe për çështjen e energjisë, duke theksuar se sot bota po diskuton për siguri në këtë fushë. Haradinaj nënvizoi se gazi amerikan është zgjidhja për këtë problem për Kosovën.
Edhe kreu i NISMA, Fatmir Limaj tha se koalicioni AAK-NISMA me partnerë tjerë, ka vepra të mëdha në etapa të ndryshme.
“Besimi juaj na obligon ta përfundojmë autostradën e Dukagjinit, si dhe ta bëjmë aeroportin e Gjakovës model të suksesit. Anëtarësimi në NATO, pavarësimi energjetik, ekonomi të zhvilluar, shëndetësi, arsim, janë zotimet tona për mandatin tonë”, tha ai.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...