Instituti Kombëtar Demokratik ka organizuar sot ngjarjen vjetore “Java e Grave”
Prezent në këtë ngjarje ishte edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan arbresh.info.
Pavarësisht largimit të disa tabuve që kanë ekzistuar në shoqërinë kosovare, Haradinaj tha se ajo çka e preokupon atë është mos respektimi i femrave në të drejtën e tyre në pronë.
Sipas tij edhe pse kjo ekziston me ligj, gratë nuk respektohen në këtë aspekt.
“Në fillim është dukur e çuditshme përfaqësimi i femrës, është thënë se nuk është demokraci, por me kalimin e kohës kjo u kthye në një normë. mendoj se ka evoluar shumë dhe shpresoj që të gjitha partitë të ruajnë këtë. Tabuja që është më e madhe në vendet rurale është çështja e trashëgimisë, edhe është në rregull me ligj. Ka qenë vështirë në atë kohë femra me udhëheq në qeveri, kurse tani në qeveri udhëheqin 2 femra. Duke marrë për motivim këtë javë që të vetëdijesohemi për rolin e femrës në shoqërinë tonë” tha Haradinaj./Arbresh.info/

Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...