Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë sot se Kosova sipas raporteve ndërkombëtare ka bërë përparim të ndjeshëm sa i përket lirisë së medias.
Pavarësisht kësaj, Haradinaj përmes një statusi në Facebook ka shkruar se nuk duhet të ndalen përpjekjet që të krijohet një ambient plotësisht i sigurt për gazetarët, raporton Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Kosova, sipas raporteve ndërkombëtare ka bërë një përparim të ndjeshëm sa i përket lirisë së medias, por ne nuk do të ndalemi derisa të krijojmë një ambient plotësisht të lirë e të sigurt për gazetarët.
Liria nuk mund të jetë e pjesshme, prandaj i ftoj gazetarët kosovarë që të punojmë në partneritet të ngushtë, që ta ndryshojmë këtë gjendje.
Liria e shprehjes dhe e shtypit janë levat e demokracisë, kësisoji të panegociueshme dhe duhet të shkojnë bashkë të integruar me përgjegjësinë.
RH
Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në ...
Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s po qëndron për vi...
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent
A po zhvillohet zgjedhja e presidentit në kundërshtim me Kus...
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë