Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati.
Haradinaj bën të ditur se në takim me Prattipatin u diskutua për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 9 shkurtit, zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, si dhe në forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik Kosovë-SHBA.
Më tej, kreu i AAK-së thotë se ka theksuar qëndrimin e palëkundur të kësaj partie për avancimin e vlerave demokratike dhe orientimin euro-atlantik të Kosovës. Veçanërisht, rëndësinë e anëtarësimit direkt në NATO përmes Planit Aksional, si rruga më e sigurt për arritjen e objektivave tona strategjike për sigurinë dhe prosperitetin e vendit.
“Shpreha mirënjohjen time të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka dhënë Kosovës ndër vite. Ky partneritet i fuqishëm përbën garancinë më të mirë për të ardhmen e sigurt të Kosovës dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit”, shkruan më tej Haradinaj në Facebook.
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër
“Uniteti i Ukrainës ka më shumë rëndësi”/ Zelensky mesazh pë...
Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje p...
Tragjedi në brigjet Senegalit, përmbyset varka me emigrantë
106 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve