Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulos.
Gjatë takimit, Papadopoulos e përgëzoi kryeministri Haradinaj për detyrën e re, duke vënë në pah bashkëpunimin e ngushtë me Qeverinë e Kosovës deri në përfundim të mandatit të EULEX-it.
Në takim, u ritheksua e ardhmja e këtij misioni, me fokus të veçantë reformat në sundimin e ligjit.
Duke qenë se mandati i EULEX-it është në fazën përfundimtare (qershor 2018), Papadopoulos theksoi se transferimi i kompetencave nga EULEX-i në institucionet e Kosovës do të realizohet në harmoni të plotë me planin e përbashkët të veprimit i cili do të hartohet nga shtetet anëtare të BE-së, EULEX dhe institucionet e Kosovës.
Kryeministri Haradinaj është pajtuar për prioritetet e fazës tranzitore dhe transferimin e kompetencave, duke u zotuar se sfidat në këtë aspekt do të tejkalohen.
Po ashtu, është diskutuar konsolidimi i institucioneve të drejtësisë në veri të Kosovës. U theksua se Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet që t’i emëroj sa më shpejt gjyqtarët dhe prokurorët në veri./arbresh.info/
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...
Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë lu...
“ Ka shenja pendese, s’është i dhunshëm’’, flet avokati i Gj...
Sorensen takim me Hanrahan në ShBA, pas dakordimit me Kurtin...